Elvana Gjata menjëherë pas mbarimit të festës së shpalljes së Arilena Arës si fituese e Festivalit të Këngës, u zhduk nga skena.

Edhe pse ishte e ftuar në post festival, Elvana u largua nga skena e zhgënjyer me çmimin e dytë.
Por motra e saj, Migena i ka shprehur mbështetjen duke thënë se e rëndësishme është që hyri në zemrat e publikut.
“Ti fitove publikun, ti fitove zemrat e njerëzve, siç ke bërë gjithmonë, të paktën për këto 15 vitet e fundit,”- shkroi ajo në Instagram.

Ndërsa postimin e shoqëroi me një video të performancës së Elvanës të këngës “Me tana”.
këngëtarja ishte pretendente për çmimin e parë, por që ju rrëmbye nga Arilena Ara.
Kjo e fundit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Shaj”.




