2 Nëntor, 2022

Pas zërave se po kalojnë një krizë martesore, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fotografohen krah njëri-tjetrit


Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë kthyer në kryefjalën e mediave kohëve të fundit, dhe kjo për faktin se burime të shumta kanë zbluar se çifti po kalon një krizë martesore.

Mirëpo çifti janë fotografuar së fundmi në rrugët e Los Angelos-it së bashku me fëmijët e tyre.  Çifti fillimisht u pa pranë dyqanit ‘Dunkin Donuts’, ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Aktori u pa i veshur me një palë pantallona, këmishë blu me viza dhe një xhaketë të së njëjtës ngjyrë sipër, ndërsa Jlo ishte veshur sportive, me një palë tuta të bardha dhe një triko të trashë. Të dy mbanin syze.

Kujtojmë se burimet kanë treguar se pas martesës, Ben është shndërruar në ‘kukullën’ e këngëtares. Një burim i afërt me dyshen ka treguar për “Heat Magazine” se Ben duket sikur është nga momenti në moment gati për të qarë.

“Të gjithë, duke përfshirë Ben, e dinin se çfarë do të nënkuptonte martesa me Jennifer-in, por është e vështirë të besohet se ai është 100 për qind i lumtur kur është kaq dukshëm i humbur. Është pothuajse sikur ai është kthyer në kukullën e J.Lo-s, ashtu si të gjithë djemtë e tjerë para tij, dhe ka një ndjenjë të fortë se ai e ka pranuar se kjo është rruga e tij, të paktën tani për tani”– treguan ata.

Gjithashtu thuhej se në pallatin ku kanë festuar dasmën, aktualisht jeton vetëm Jennifer Lopez, pasi pas mosmarrëveshjeve që kanë lindur, Ben ka braktisur shtëpinë e tij dhe për t’u kthyer atje duhet të plotësojë një sërë kushtesh të vendosura nga Jenniferi.

© Panoramaplus.al