
Pas suksesit që pati me këngën ‘Marinela’ në bashkëpunim me grupin e njohur ‘West Side Family’, këngëtarja e njohur duket se s’ka ndërmend të ndalet. Eranda Libohova do të vijë së shpejti me një tjetër bashkëpunim me këngëtarin e njohur korçar Gena.

Lajmin e ka zbuluar vetë këngëtarja përmes një postimi në ‘Instagram’.
“Çak, aksion. E nisëm dhe klipin me Genën”, ka shkruar Eranda. Nuk dihet se ç’kanë ndërmend të sjellin për publikun dy këngëtarët e njohur. Na mbatet vetëm të presim kur të vijë momenti që kënga të lançohet për të parë nëse projekti i ri i Erandës do të jetë baladë apo këngë ritmike.


