9 Shkurt, 2022

Pas videos virale duke u puthur, Fifi publikon foton e parë me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit. Ja komenti i saj


Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, ka konfirmuar lidhjen e saj me Adis Patushin, ish-bashkëshortin e Adrola Dushit. Videoja e puthjes së tyre në lokalin ku po performonte artistja, u bë virale në rrjet.

Së fundmi Fifi ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” foton e parë çift, ku shfaqet bashkë me Adisin dhe krahas saj ka vendosur mbishkrimin : “Paqe dhe dashuri @adispatushi”

Kështu këngëtarja e ka zyrtarizuar romancën e saj të re.

Kujtojmë se Fifi ka publikuar dhe më parë foto më Adisin por të gjithë menduan se mund të bëhej fjalë për miqësi apo ndonjë marrëdhënie pune.

© Panoramaplus.al