2 Tetor, 2020

Pas videos ku u kap mat me Mozzik, Loredana bën reagimin e papritur


Fundi i martesës së Mozzik dhe Loredanës pak kohë pasi erdhi në jetë vajza e tyre Hana, u komentua mjaft në media.

loredana2

Por së fundmi, çifti i kanë bërë të gjithë lëmsh me veprimet e tyre, duke ngritur dyshimet se janë ribashkuar.

loredana mozzik ]

Çifti janë parë bashkë në Stutgart të Gjermanisë në një dyqan, në videon që qarkulloi së fundi në rrjete sociale.

Pikërisht kjo video bëri që të gjithë të dyshojnë se Mozzik dhe Loredana janë bashkë, edhe pse Mozzik dukej se nuk kishte lënë asnjë “shteg” për rregullimin e marrëdhënies ne ish-partneren.

loredana

Kjo video thuhej se ishte filmuar më 25 shtator dhe bëri xhiron e rrjetit, ndërsa së fundi lidhur me të reagoi edhe Loredana.

loredana-mozzik

Në një postim ku shfaqet videoja e dyshes, nuk mungoi as komenti i Loredanës, e cila la një zemër, duke forcuar akoma më shumë zërat për ribashkim me Mozzikun.

mozzik-loredana1

© Panoramaplus.al