3 Gusht, 2022

Pas videos +18, Enca Haxhia iu servir ndjekësve ‘karamele speciale’: Disa foto janë shumë të zjarrta për…


Një video ku dukej Enca Haxhia topless dhe duart e një burri që i shtrëngonin gjoksin, bëri bujë të madhe në rrjet.

Mirëpo duket se këngëtarja nuk është mjaftuar me ato pamje intime duke iu sërvirur ndjekësve disa “karamele” speciale.

Autorja e hitit “Bow Down” ka postuar në Instastoryn e saj disa foto provokuese ku secilën e personifikon me një lloj ëmbëlsire.

Në foton e parë duket Ruenca tejet joshëse me një bodi të zi ku shkruan: “Kam disa karamele të papara me sy për ju”.

“Karamele syri” e ka konsideruar një foto ku duket me një fustan të kaltër pas trupit.

Ndërsa paraqitjen e saj me një set të brendshmesh ngjyrë lejla, Enca jua sërvir fansave si karamele goje.

Duke i konsideruar “normale” imazhet e mësipërme, Haxhia iu bëri thirrje fansave që nëse duan të shohin më shumë, të drejtohen për në rrjetin social Only Fans, ku ajo ka hapur një llogari tash e sa kohë.

Nga ana tjetër kujtojmë që Enca e ka lënë me një anë muzikën dhe “po shijon” jetën siç ajo e konsideron shpesh në rrjetet e saj sociale duke publikuar pamje të vendeve luksoze tropikale ku ajo po kalon pushime e saj verore.

Enca Haxhia Looking hot | Black one piece swimsuit, Most beautiful women, Swimwear

Ndërsa prej disa kohësh këngëtarja shqiptare jeton në Dubai ku është shprehur se ka disa biznese.

Enca Haxhia më në fund pa fotoshop, shfaqet 'trashuluqe' në bikini (Foto) – Indeksonline.net

© Panoramaplus.al