22 Nëntor, 2021

Pas vdekjes së Princit Philip, Mbretëresha Elizabeth kalon përvjetorin e parë të martesës e vetme


Mbretëresha Elizabeth II ka kaluar për herë të parë e vetme përvjetorin e martesës. Mbretëresha dhe Princi Philip u martuan më 20 nëntor 1947 dhe kaluan më shumë se shtatë dekada së bashku.

mbreteresha elizabeth (1)

Philip ndërroi jetë në prill të këtij viti, në moshën 99-vjeçare. E shtuna shënoi 74-vjetorin e martesës së tyre, shkruan “Cosmopolitan”.

Dasma e tyre në Westminster Abbey, kur ishin ende Princesha Elizabeth dhe Toger Philip Mountbatten, tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Kjo ndodhi vetëm pesë vjet përpara se Elizabeth të ngjitej në fron pas vdekjes së papritur të babait të saj, mbretit George VI.

mbreteresha elizabeth (1)

Pas vdekjes së Philip, Mbretëresha tha se familja e saj po kalonte ” një periudhë trishtimi të madh”.

Mbretëresha, e cila është 95 vjeç, së fundmi është rikthyer në krye të detyrës, pasi ka pasur disa probleme shëndetësore që e detyruan të qëndronte pushim për të marrë veten.

mbreteresha elizabeth (2) mbreteresha elizabeth (2) mbreteresha elizabeth (1)

© Panoramaplus.al