Aktori i njohur Bruce Willis , i cili është diagnostikuar me demencë frontotemporale disa muaj më parë, ka jetuar larg vëmendjes mediatike dhe që atëherë dhe po qëndron me familjen, të cilët po kujdesen për shëndetin e tij.

Së fundmi, vajza e tij Tallulah, ka dhënë një intervistë në të cilën ka zbuluar detaje të jetës së përditshme të yllit të ‘Die Hard’ që kur ai u diagnostikua me sëmundjen e cila shkakton humbje të vetëdijes.
“Këto ditë, babai im mund të gjendet me siguri në katin e parë të shtëpisë, diku në planin e madh të kuzhinës-ngrënie-dhomen e ndenjes, ose në zyrën e tij”, tha ajo për Vogue.
“Fatmirësisht, demenca nuk ka ndikuar në lëvizshmërinë e tij”.
Mesa duket, një nga ato dhoma ku Bruce Willis pëlqen të jetë, përmban disa elementë që e ndihmojnë ish-aktorin të kujtojë disa emra apo ngjarje të rëndësishme.
“Ajo zyrë ka qenë gjithmonë një lloj dritareje në atë që ai është më i interesuar në çdo moment,” shpjegoi ajo.
“Kohët e fundit gjeta një copë letre atje, në të cilën ai kishte shkruar, thjesht, ‘ Michael Jordan’.”
“Do të doja ta dija se çfarë po mendonte. Dhoma është e mbushur me të mirat që ai ka mbledhur: makina lodrash të cilësisë së mirë, monedha, gurë, objekte prej bronzi. Atij i pëlqejnë gjërat që ndihen të rënda në dorë, që mund t’i rrotullojë në gishtat e tij. Gjithmonë luan muzikë.”
Për fat të mirë aktori ende e njeh familjen e tij dhe mundet të lëvizë pa problem për të shkuar nga njëra anë e shtëpisë në tjetrën pa ndihmën e dikujt.
Lajmi për sëmundjen e Bruce u konfirmua në mars të vitit të kaluar pasi fillimisht u tha se ai vuante nga sëmundja e njohur si afazia, e cila prek të folurit e tij.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se afazia ishte vetëm një pjesë e demencës që u zbulua përfundimisht.


