24 Janar, 2019

Pas të atit, këngëtarja shqiptare humb edhe nënën: Më ke tha shpirtin…


Dita e djeshme ka qenë një ditë zie për këngëtaren e njohur Egzona Ademi. Ajo ka humbur një njeri shumë të shtrenjtë, nënën.

Në profilin e saj në “Instagram”, Egzona ka postuar një foto të nënës në moshë të re dhe fjalët që ajo i dedikon të ndjerës janë vërtet prekëse.

“Shpirt i shpirtit tem, e shtrenjta ime, më ke tha shpirtin nanë e mira nanë, o zog, o lule, o shoqja ime e ngushtë, o beba ime, o melaqe, o faqet e mija, o prehri im, o shtëpia ime, lamtumirë oj zemër, po m’del zemra nga krahrori o nanuki jem, pseee bre zemër, pseeeee… Të përulem përfundimisht. Ma bëj hallall o ZANI I ZEMRËS tem!”, shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Ndërkohë katër vite më parë, Egzona ka humbur babanë e saj.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al