Pak javë më parë, moderatorja e njohur Luana Vjollca publikoi këngën me titull “Sonte”, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Ramadan Krasniqi.

“Sonte” është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka marrë 2.5 milionë klikime në kanalin e “Youtube”-it.

Pas Luanës, Dani do të vijë me një tjetër bashkëpunim. Ka qenë këngëtarja Greta Koçi, ajo që në profilin e saj në “Instagram” ka zbuluar se të shtunën do të publikojë një këngë së bashku me Ramadan Krasniqin.

“Të shtunën ora 12:00 publikohet kënga e re ‘Jeta ime’ ft Dani”, shkruan Greta krah videos ku shfaqet një sekuencë e këngës më të re.
© Panoramaplus.al
