31 Korrik, 2022

Pas suksesit me ekspozitën e tij, artisti i ri Dario Toska nis pushimet në Dhërmi


Artisti i ri dhe nxënësi i shkëlqyer i “Munich International School”, pas çeljes me shumë sukses të ekspozitës së pikturës për bamirësi disa ditë më parë në Tiranës, ka nisur pushimet me familjen e tij në Jug të Shqipërisë, pikërisht në Dhërmi.

Aty ai është takuar edhe me Luan Krasniqin, kampionin botëror të boksit, i cili ka qenë gjithashtu mik i vjetër i gjyshit të Darios. Disa ditë më parë, Dario çeli në Galerinë e Tiranës një ekspozitë me 30 vepra që i ka realizuar nga mosha 6 deri në 16 vjeç. Ai paraqitet në të gjitha mediumet, nga akuareli, tempera, akriliku dhe vepra kontemporane.

I pranishëm në ceremoni, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se Dario është piktor e poliglot. Dario Toska sjell shpirtin e tij të brishtë në piktura, në letër e kanavacë, të cilat më pas i nxjerr në shitje për një kauzë që vlen si shembull. Paratë e veprave të shitura ai do t’ia dhurojë Shtëpisë “Rozalba” në Gjadër të Lezhës, që kujdeset për fëmijë me përvoja të rënda. Vetë piktori u tregua tejet modest në fjalën e tij, duke falënderuar shtëpinë “Rozalba” që drejtohen nga Motrat Venerini për atë që bëjnë për vajzat e ardhura nga realitete të vështira dhe jetimët.

Punët e Toskës përcjellin gjithë botën e tij që rrok pasionin për librat, historinë e mitologjinë. Dy vite më parë, ai rrëmbeu vëmendjen e gjithë mediave pasi dy herë brenda një cikli shkollor u nderua me medaljen e artë të ekselencës, të programit “President’s Outstanding Education Award”. Medalja firmosej dhe akordohej nga Presidenti i SHBA-së, asokohe Donald Trump.

Një medalje e tillë jepet dy herë gjatë ciklit shkollor, në klasën e 5-të dhe në klasën e 8-të. Dario përfundoi me rezultate të shkëlqyera klasën e 8- të të shkollës amerikane Garmisch Elementary/Middle School në Gjermani, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë. Më parë, në vitin 2017, i riu shqiptar kishte marrë medaljen e artë të ekselencës edhe për klasën e 5-të, çka është një rast i rrallë.

Dario është djali i Valbona Zenelit dhe Igli Toskës. Ai është fitues i disa olimpiadave të matematikës, historisë, letërsie dhe zotëron disa gjuhë të huaja, edhe pse është vetëm 14 vjeç. Pasioni më i madh i Darios është leximi, e për këtë ai thotë se ka lexuar të gjitha veprat e shkrimtarit më të famshëm shqiptar Ismail Kadare.

Dario është shembulli perfekt se shqiptarët në përgjithësi, dhe të rinjtë shqiptarë në veçanti, munden të arrijë shumëçka dhe të japin një kontribut të qenësishëm në komunitet, nëse u ofrohen mundësitë e duhura.

© Panoramaplus.al