18 Korrik, 2022

Pas Stresit edhe Fero reagon për maskarën e Fushë-Krujës, reperi publikon fotot me viktimat


Pas Stresit një tjetër reper i njohur ka reaguar për vrasjen e tre të rinjve në Fushë-Krujë.

Bëhet fjalë për reperin Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani. Ai ka reaguar përmes disa postimeve në llogarinë e tij personale në Instagram, ku ka publikuar disa foto me viktimat.

Në një foto ku shihet pranë 22-vjeçarit, Brilant Martinaj, Fero shkruan: “Allahu në parajsë vëllai im.”

Më tej ai ka postuar një tjetër foto me 30-vjeçarin, Diklen Vata, me të cilin duket se ka pasur gjithashtu miqësi.

Përveç Feros, kanë reaguar edhe personazhe të tjerë të njohur në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt.  Stresi dhe ish-konkurrentja e Për’puthen, Jasmin Kadriu kanë publikuar në rrjetet sociale foto dhe video krah 22-vjeçarit, duke shprehur edhe ngushëllimet e tyre.

22-vjeçari u ekzekutua në një atentat mesditën e së dielës (17 korrik) së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 90 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.

Brenda mjetit u dogjën Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.

© Panoramaplus.al