31 Dhjetor, 2018

Pas Stines, një tjetër këngëtar shqiptar i jep fund romancës 9-vjeçare


Këngëtari mjaft i dashur për publikun shqiptar, Mateus Frroku i ka dhënë fund lidhjes së tij 9-vjeçare.

Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re”, ai zbuloi se tani është beqar. Kur moderatorët e pyetën Mateun në lidhje me romancën e tij të gjatë, ai u shpreh se ka marrë fund.

“Viti i ri të gjen sërish të dashuruar?”, e pyet moderatorja, ndërsa ai përgjigjet: “Unë dashuroj çdo gjë që është e bukur”.

“Me vajzën që ishe?”, i kundërpërgjigjet moderatori. “Jo, nuk e vazhdoj më lidhjen”, shprehet këngëtari i cili nuk dha detaje se pse i dha fund historisë së dashurisë.

Mateus dhe ish-partnerja e tij e zyrtarizuan lidhjen në fejesë dy vite më parë, por duket se gjërat nuk kanë funksionuar si duhet dhe ata kanë vendosur t’i japin fund.

 

© Panoramaplus.al