Balina Bodinaku ka patur përplasje të shumta me konkurrentët gjatë këtij sezoni të “Big Brother Vip”, ku ajo është opinioniste. Pas debateve me Fifin dhe Einxhel Shkirën, së fundmi ajo pati një “sherr virtual” me kënëgtaren Beatrix Ramosaj.

Pas gjithë debatit që bëri bujë të madhe, ajo që është vënë re nga ndjekësit detajistë është fakti se numri i ndjekësve të Balina Bodinakut në llogarinë e saj në Instagram është rritur ndjeshëm.
Konkretisht, para debatit me ish-banoren ajo numëronte rreth 40 mijë ndjekës në Instagram. Ndërsa pas “konfliktit” me Ramosajn numri i personave që e ndjekin është rritur me 10 mijë duke shkuar në një total prej 50 mijë ndjekësish.

Kujtojmë se gjithçka nisi kur këngëtarja publikoi disa mesazhe të cilat sipas saj, Bodinaku i kishte shkëmbyer me një person tjetër pai ajo u largua nga Shqipëria.
Ashtu si shihej, Balina i ka shkruar se një mikeshë e saj, duke i thënë se Beatrix gjendet në Dubai me të dashurin e saj.
Ndërkaq Beatrix i është përgjigjur se kush është kjo shoqe, pasi do të mbajë pasoja për atë që ka thënë.
Më tej, këngëtarja ka bërë një status ku shprehet se instikti nuk e ka gënjyer as kur ka qenë brenda në shtëpi, ku sipas saj, Balina e ka sulmuar. Në fund, ajo shprehet se kjo do të jetë hera e fundit që shpik për të, në të kundërt do të ndjekë rrugën ligjore.

Nga ana tjetër në një reagim një Instagram, Balina e ka konsideruar absurde këtë situatë duke sqaruar se mendonte se po komunikonte me nje person që e njihte por që ishte fals. Ajo shkruan se vetë asaj i është shkelur privatësia.
“Është gjëja më absurde që më ka ndodhur këtë kohë. Akuzat për përbaltje të imazhit apo përdorim të komunikimeve personale më takojnë mua. Ky është një komunikim nga instagrami im personal me një person që mendoja se e njihja por ishte një açount fallco (as me Beatrix, sic është kuptuar nga disa) Nuk është një komunikim publik, publik zgjodhën ta bëjnë kushdo që shkeli ligjin duke shkelur privatësinë e komunikimit tim. Për më tepër aty nuk ka asnjë deklaratë ku unë të pretendoj çfarë është e vërtetë e çfarë jo. Kush e dëshiron ta, shohë, e sheh. Kush do ta përdorë ta përdorë gjithësesi. Në këtë pikë mua më është prekur privatësia”, shkroi ajo.


