15 Mars, 2022

Pas skandalit të bujshëm me ish-partnerin e saj Tristian Thompson, Khloe Kardashian zbulon se është gati për një romancë të re


Khloe Kardashian duket se po e lë pas të kaluarën dhe ka hapur dyert për një romancë të re pasi ylli i “KUWTK” tregon se është ‘ tejet e emocionuar për të takuar një person të ri në jetën e saj’.

37-vjeçarja ka pranuar se është e hapur për njohje pas ndarjes nga ish-parnteri i saj Tristan Thompson, vitin e kaluar, pas lajmit të bujshëm që do të bëhej baba me modelen të cilën ai e kishte tradhëtuar gjatë periudhës kur çifti ishin bashkë.

Khloe, e cila ka gjithashtu dhe një vajzë trevjeçare, True, me basketbollistin profesionist, rrëfeu se kohët e fundit ajo është ende duke e kuptuar marrëdhënien e tyre ‘të ndërlikuar’ ndërsa ish-çifti u ul dhe foli gjatë një klipi të shpërndarë në shfaqjen e ardhshme Hulu, ‘Kardashianet’.

“Khloe është gati të largohet nga Tristan. Ajo ka hapur dyert dhe është e dëshiron të dalë dhe të argëtohet. Dalëngadalë po merr veten dhe është e emocionuar për të takuar dikë të ri”-tha një burim. 

Familja dhe miqtë e Khloe kanë qenë ‘super mbështetës’ për të gjatë muajve të fundit dhe Khloe është ‘në një vend vërtet të mirë’ për momentin.

 “Ajo ndjen një ndjenjë lehtësimi dhe emocioni për të kaluar në kapitullin tjetër dhe është e hapur për atë që e pret e ardhmja. Khloe është një person vërtet optimist dhe e di se do ta gjejë sërish dashurinë”- u shpreh burimi.

Në janar, Tristan i kërkoi falje Khloe-s pasi një test i atësisë zbuloi se ai pret një fëmijë me Maralee Nichols.

Basketbollisti 31-vjeçar pranoi se Khloe nuk e meritonte ‘dhimbjen dhe poshtërimin’ që i shkaktoi.

Ai shkroi në Instagram Stories në atë kohë: ‘Sot, rezultatet e testit të atësisë zbulojnë se unë do të kem një fëmijë me Maralee Nichols. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia. Tani që atësia është vendosur, pres me padurim ta rrisim djalin tonë. Unë sinqerisht u kërkoj falje kujtdo që kam lënduar apo zhgënjyer gjatë gjithë kësaj sprove, publikisht dhe privatisht” shkroi Tristian.

“Khloe, ti nuk e meriton këtë. Ju nuk e meritoni dhimbjen dhe poshtërimin që ju kam shkaktuar. Ju nuk e meritoni mënyrën se si ju kam trajtuar ndër vite.”- përfundoi ai.

© Panoramaplus.al