Së fundmi, reperja e njohur Loredana Zefi ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi u përfshi në skandalin e mashtrimit të çiftit zviceran.

E teksa kjo çështje është duke u hetuar, edhe jeta private e Loredanës është komentuar gjatë në media e rrjetet sociale.
Ditën e sotme, reperja ka dhënë lajmin e trishtë se ka humbur babanë. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ajo njofton se personi i saj i shtrenjtë ka ndërruar jetë.

“Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra”, ka shkruar Loredana në “Instastory”.
Kjo humbje e madhe erdhi në kohën më të vështirë për reperen, e cila rrezikon burgun nëse vërtetohen akuzat e shtetases zvicerane për zhvatje dhe kërcënim.
Sipas portalit zviceran “20minuten”, Loredana mund të dënohet deri në pesë vjet burgim ose me gjobë.


