Prej shumë vitesh tahmë, duket se mbiemri i aktorit të njohur të filmit “Twilight”, Taylor Lautner është shqiptuar gabim.

Gjatë një bisede të fundit në podcast “The Unplanned Podcast ëith Matt & Abby”, së bashku me gruan e tij Taylor Dome, ylli i “Twilight” shpjegoi se emri i tij në të vërtetë nuk shqiptohet “Laut-ner” (Lautner).
Aktori tregoi: “Është teknikisht Lowt-ner (Loutner)”.
Ndërsa më pas ai shtoi se është faji i tij që njerëzit nuk e dinin pasi ai nuk u përpoq ta korrigjonte kurrë këtë gabim
“Është faji im që askush nuk e di se si shqiptohet në të vërtetë. Sepse unë kurrë nuk korrigjova askënd, për dekada të tëra”– tha ai.


