Kourtney Kardashian dhe Travis Baker së shpejti do bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli i “The Kardashians” këtë të premte gjatë koncertit të Baker me Blink-182 ne Los Angeles.
Ndërsa bashkëshorti i saj performonte në skenë, Kardashian mbajti ne dorë një tabelë ku shkruhej “Travis unë jam shtatzënë”.

Shtatzënia e yllit të reality show vjen një vit pasi dyshja u martuan në një ceremoni përrallore në Itali.

Kujtojmë se disa muaj më parë çifti shprehën publikisht dëshirën e tyre për të pasur një fëmijë së bashku në shfaqjen e saj ‘Hulu’, teksa treguan se ata kanë bërë përpjekje të mëdha për të mbetur shtatzënë, duke përdorur edhe metodën invitro.
“Ne filluam një procedurë IVF, por unë ndalova. Ishte shumë. Mora një pushim për t’u fokusuar vetëm në dasmën tonë dhe martesën”– tha Kourtney për revistën ‘WSJ’ në një intervistë të lëshuar më 12 shtator.
Ky do të jetë fëmija i katërt për Kardashian, e cila ka tre fëmijë nga ish-bashkëshorti i saj Scott Disick, Mason, Penelope dhe Reign.

Gjithashtu dhe Barker ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Shanna Moakler: Djalin Landon, Alabama dhe Atiana.

© Panoramaplus.al

