Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë blerë një rezidencë në Beverly Hills, Kaliforni, për 60.85 milionë dollarë disa ditë më parë, pas gati dy vitesh kërkimi për ‘folenë’ e tyre të dashurisë.

Shtëpia e re prej 38,000 metrash katrorë e çiftit përfshin 12 dhoma gjumi, 24 banja dhe një fushë basketbolli.
Këngëtarja e hitit “On the Floor”, dhe fituesi i Oskarit, arritën një marrëveshje, pasi në vitin 2018 prona shitej për 135 milionë dollarë, përpara se çmimi të binte në 75 milionë dollarë këtë vit.

Shtëpia e cila ka hapësirë prej pesë hektarësh, ka një pamje të mrekullueshme mes kodrave.
Vila luksoze ka gjithashtu një pishinë, një apartament nën çati, një garazh e cila ka hapësirën e mjaftueshme për të parkuar 80 makina.

Një tjetër veçori e vilës është siguria që ofron ajo, pasi përfshin një dhomë roje me dy krevate gjumi. Ndërsa ajo përshkruhet si “një nga pronat më private dhe më të sigurta në Beverly Hills”. Për më tepër, në hyrjet e tyre të mund të futesh vetëm përmes rrugëve private dhe me porta.

Lopez dhe Affleck u larguan në Las Vegas në korrik 2022 dhe që atëherë kanë qëndruar së bashku me fëmijët e tyre të cilët i kanë nga martesat e mëparshme.
Kjo lëvizje e çiftit tregoi se marrëdhënia e tyre po shkon mirë pavarësisht se ngjallën dyshime gjatë muajit të kaluar, pasi u panë duke debatuar gjatë premierës së filmit “The Mother” në tapetin e kuq. (Kliko këtu).

© Panoramaplus.al

