21 Qershor, 2019

Pas sherrit të bujshëm me Albi Nakon, Graciano Tagani merr vendimin e rëndësishëm (FOTO)


Në fund të vitit të kaluar, balerini i njohur Graciano Tagani tha publikisht se nuk ishte më pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos.

Gjatë një interviste për emisionin “Thumb”, Tagani u shpreh se ishte pushuar nga puna me një mesazh dhe se një gjë të tillë nuk e priste nga koreografi i njohur.

“Një njeri i madh si Albi nuk mund të pushojë nga puna vetëm nga ‘Whatsapp’-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë të paktën një sqarim”, tha Graciano në atë kohë.

Por mesa duket ata të dy tashmë e kanë hedhur pas krahëve këtë sherr. Një gjë e tillë kuptohet nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Balerini ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqet në “Albi Nako Dance Academy”, të cilën koreografi e ka hapur së fundmi, duke treguar se tashmë gjërat mes tyre janë rregulluar.

Madje në një postim të Albit në profilin e tij në “Instagram”, Graciano i komenton: “E mrekullueshmeee. Kur fillojmë?”, duke e shoqëruar me një emoji që qesh me lot.

Ndërkohë Nako i përgjigjet: “Ne kemi filluar”.

© Panoramaplus.al