Pak kohë më parë, u përfol shumë se dy këngëtarët e njohur, Anxhela Peristeri dhe Erik Lloshi, kanë pasur një krisje në miqësinë e tyre. U tha se kjo ishte si pasojë e disa hatërmbetjeve.

Dyshimet se mes tyre marrëdhënia e miqësisë nuk është e njëjtë, lindën kur Eriku nuk shkoi te recitali i Anxhelës. Më pas kjo e fundit nuk ishte te dasma e mikut të tij.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “Rreze dielli”, Eriku u pyet në lidhje me këtë çështje. Ai i mohoi fjalët, duke thënë se ruan një marrëdhënie të mirë me të, si dhe shtoi se nuk ishte i pranishëm te recitali për arsye shëndetësore.

“Është një nga mikeshat e mia më të mira, kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë si kolegë, si shok, si miq, shumë të fortë e kemi… Unë në koncertin e Anxhela Peristerit kam munguar për arsye shëndetësore. Kam qenë shumë sëmurë dhe kam qenë komplet i padisponueshëm për të kënduar, për të ndenjur në këmbë, jo për të kënduar, kështu që ndodh, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Përpara shëndetit nuk vihet asgjë. Kështu që dhe Anxhela e mirëkupton shumë mirë këtë gjë, pavarësisht se u mërzit shumë, unë e di që është mërzitur shumë sepse unë isha i ftuari i saj special, një ndër të ftuarit më kryesor në koncertin e saj… Unë me Anxhelën jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kemi një duet që ajo e ka shumë përzemër po edhe unë e kam shumë përzemër. Kjo është e vërteta që t’a merrni vesh që të gjithë”, u shpreh Eriku.

Ndërsa kur u pyet se cilat janë të mirat dhe defektet e Anxhelës, Eriku zbuloi se këngëtarja ka një problem të vogël.
“Është shumë e mirë, është si zemër, nuk e di çfarë të them, por që thjesht ka problem që nevrikoset shumë shpejt dhe po u nevrikos Anxhela i thyen të tëra. Është shumë strikte në gjërat që kërkon dhe e kap ankthi shumë, qoftë për oraret, për këto. Vete gjithmonë gjysmë ore para dhe i thoja në fillim kur erdhi nga Greqia, qetësohu se jemi në Shqipëri, nuk ka orare këtu”, tregoi Eriku.
© Panoramaplus.al
