Nëse ka diçka për të cilën ky “Big Brother” do të mbahet mend, (veç Luizit) janë padyshim përplasjet e banorëve me opinionistët.

Zhaklin Lekatari, kryesisht është “kryqëzuar” edhe në rrjet në lidhje me përplasjet e forta që ka pasur me banorët, gjatë apo edhe pas lojës. Këto raporte kanë vijuar të mbetet të ngrira dhe të acaruara edhe pas përfundimit të lojës. Por teksa me shumë prej ish banorëve ajo nuk ruan një marrëdhënie, duket se një raport më i largët është edhe me kolegun e saj, që ndau karrigen e opinionistes për më shumë se 130 ditë.
Arbër Hajdari ka qenë i ftuar në “E Diell” ku është rrëfyer si rrallëherë. Mes të tjerash ai tha se vitin tjetër nuk do jetë më opinionist në “Big Brother VIP”, pasi mendon se këtë rol nuk mund ta bësh gjithmonë dhe se ka shumë angazhime. Ai po ashtu foli edhe për raportet me Zhaklina Lekatarin, me të cilën tha se kanë pasur marrëdhënie shumë të mirë gjatë formatit, por shtoi se pas mbarimit të tij nuk kanë komunikuar. “Jo nuk jam takuar, gjatë programit kam shkuar mirë, kemi diskutuar çështje të ndryshme. Nuk kam pasur konflikte, e kemi mirëkuptuar njëri-tjetrin.
Por, këto ditë nuk jemi takuar. Pas përfundimit të Bigut nuk kam pasur mundësi se kam pasur një vizitë jashtë vendit, me Zhaklinën gjatë gjithë programit ia kemi kaluar mirë, kemi biseduar shumë tema, nuk kam pasur konfilikte, e kam mbështetur, por edhe kundërshtuar…”. Mes të tjerash, ai u rrëfye edhe për planet për zgjerimin e familjes. I pyetur se me sa fëmijë e sheh veten, Arbëri tha: “Kam dëshirë të kem një familje të madhe, pastaj gjërat e tjera janë në dorë të zotit. Kam qejf vajzë”.
Ndërsa i pyetur për jetesën me bashkëshorten, ai tha se partneri duhet të kuptojë se cili është prioriteti, unë falë zotit e kam gjetur njeriun që më kuptoi. Pjesë e suksesit tim është dhe ajo. Vlera ka karakter të fortë, ka pasur mendime të ndryshme nga unë, por unë nuk jam influencuar. Teksa ishte i ftuar në “N’Trip”. Arbëri tha se mbështetje e madhe në karrierën e tij është dhe partnerja e tij, Vlera ku citoi se pjesë e suksesit të tij ka dhe ajo. Sakaq, ai tregoi dhe planet që ka për zgjerimin e familjes, dëshirën për të pasur shumë fëmijë. “Vjet ishte më e vështirë, për shkak të ngarkesës që kam. Gjithmonë kam dashur të ruaj qetësinë dhe mos ndikohem nga komentet jashtë, dhe ti rri larg trysnisë dhe të prezantoj atë që jam. Opinionisti nuk mund të jetë i përjetshëm, fillon dhe konsumohesh dhe mendoj se nuk e shoh më veten në sezonin e radhës. Në lojë më kanë pëlqyer njerëzit që kanë qenë koherent në lojën e tyre, si Beniada pasi ishte një njeri që i qëndroi larg thashethemeve”.
Edhe më herët, në studio televizive ai foli edhe për raportet që ka me disa prej ish-banorëve. Arbri shprehu që banori që do i mungojë më shumë, për hir të batutës dhe çmimit si fitues është Luizi. “Programi pati tezën dhe antitezën, ata shoqëruan njëri-tjetrin. Ishte Olta, por ishte dhe Luizi. Te të gjitha situatat që krijoheshin brenda shtëpisë ishin të dy ata. Por për hir të batutës dhe çmimit fitues po them Luizin.” Mirëpo sa i përket banorit që do i mungoj më pak ai tha: “Më pak ka sa të duash, janë një grup që hyn nga jashtë mbështetës të Luizit, nuk do më mungojnë se njerëz që të mbështesin kur bëhesh ka sa të duash, po ata që të mbështesin pa u bërë…”. Sakaq, opinionisti u pyet gjithashtu se me cilin nga lojtarët ka pasur ende inate dhe pas përfundimit të formatit. “Nuk mendoj se ka pasur inat, po p.sh Kiara, unë kam pasur mendim tjetër, Kiara tjetër dhe ka mbajtur pak distancë, por ka qenë vetëm çështje ditësh…”, tha ai.
© Panoramaplus.al
