Të gjithë e mbajmë mend mjaft mirë miqësinë e ngushtë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Më pas, raporti i tyre i ngushtë miqësor u kris pas një deklarate që Sabiani bëri në programin e vëllezërve Veshaj.

Por mesa duket raporti mes tyre është përmirësuar së fundmi. Iliri ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të ditëlindjes. Në këtë video kanë ardhur shumë urime, ku menjëherë vihet re komenti i Sabianit.“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkruan Sabiani. Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një përgjigje e Ilirit.

Në lidhje me raportin e shumëpërfolur me Sabianin, Iliri reagoi më herët duke thënë se ata nuk kanë më komunikim.“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi komunikim, ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”, tha Iliri. Por mesa duket dy ish-banorët e “BBV” mund të rikthejnë sërish miqësinë e tyre si më parë.

