2 Mars, 2020

Pas sherreve të shumta, qetësohen ‘gjakrat’ mes Majk dhe nënës së djalit të tij. Këngëtari publikon videon e ëmbël


Këngëtari Majk dhe modelja Majlinda Zeka ishin në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të debateve të shumta mes tyre.

Majk u nda nga modelja kur kjo e fundit ishte shtatzënë. Pas lindjes së djalit Majlinda e akuzoi këngëtarin se nuk kujdesej financiarisht për Roan.

Ndërsa Majk shprehej se ajo nuk e linte të takohej me të birin.

Megjithatë duket se ish-çifti e ka lënë pas të shkuarën dhe janë pajtuar për hir të djalit të tyre.

Këtë e vërtetoi Majk me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai publikoi një video ndërsa Roan kërcente në makinë nën ritmet e këngës së tij të fundit “Syte mu kane qorru met pa”.

Makina drejtohej nga nëna e tij, Majlinda Zeka.

“Video ime e preferuar,”– shkroi këngëtari, ndërsa bëri tag ish të dashurën.

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

Syte mu kane qorru met pa , my favorite video ❤️? @roani_17 @majlindazeka1

A post shared by MAJK (@majkaveli) on

© Panoramaplus.al