23 Tetor, 2019

Pas reagimit të Arbana Osmanit, Drini Zeqo i ‘mbyll gojën’ Iris Luarasit: “Nuk është për t’u mburrur…”


Vetëm disa ditë më parë, një deklaratë e pedagoges së gazetarisë, Iris Luarasit se kishte ngelur shumë emra të njohur të televizionit, pati reagime.

Ishte moderatorja e njohur Arbana Osmani ajo që reagoi e para për këtë çështje. Ajo tha se i duhet të punonte shumë gjatë kohës që studionte sepse familja e saj ishte në vështirësi ekonomike. Arbana shtoi gjithashtu se nuk të bën të paaftë nota ngelëse e një pedagogeje.

Ndërsa sot ka reaguar një tjetër figurë e njohur e ekranit, gazetari dhe moderatori Drini Zeqo.

Sipër reagimit të Arbanës, ai ka shkruar se ka bërë mirë që ka punuar për të ndihmuar familjen dhe se ai fakultet nuk të mësonte gjëra më shumë se ç’ti mëson puna.

“Nuk është se ai fakultet në fakt të mësonte ndonjë gjë të madhe mbi gazetarinë e radios apo televizionit. Dhe po, ne që kemi punuar për të ndihmuar familjet apo për të mësuar ndonjë gjë më shumë kemi bërë mirë. Zysh Irisi pedagogia e gazetarisë në Shqipëri nuk është ndonjë gjë e madhe për t’u mburrur”, ka shkruar Drini.

Megjithë reagimet nga dy moderatorët e njohur, ende nuk ka patur një përgjigje nga Irisi.

 

© Panoramaplus.al