1 Nëntor, 2022

Pas publikimit të këngës së Fifit reagon Beatrix Ramosaj: Jam shumë krenare për ty


Pasi këngëtarja Fifi ka publikuar këngën më të re të titulluar “Vëmendje” e cila flet për përjetimet  e saj në Big Brother.

E para që ka reaguar pas këngës së Fifit është pikërisht Beatrix Ramosaj. Këngëtarja ka publikuar në Instagram-in e saj këngën e Fifit, krahas së cilës shkruan: “Thuajua zemër. Jam shumë krenare për ty”

Gjatë këngës, Fifi ndalet gjithashtu te momenti kur i bie të fikët gjatë spektaklit live, që u pasua më pas me daljen e saj nga “BBV”, teksa ironizon komentet se ka qenë aktrim nga ana e saj. Mes të tjerash, këngëtarja shprehet se e kanë përdorur dobësinë e saj teksa thekson “dikush po kënaqet me dhimbjen time”.

© Panoramaplus.al