31 Gusht, 2022

Pas Prishtinës, Fifi dhe Monika Lubonja nisin parapërgatitjet për protestën e Tiranës (FOTO)


Pas Prishtinës, edhe Tirana solidarizohet ditën e sotme(31 gusht) në protestë, pas ngjarjes makabre, ku një e mitur u përdhunua nga 5 persona.

Paraditen e sotme të shumtë kanë qenë qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm edhe shumë figura të njohura që kanë marshuar rrugëve të Prishtinës, kundër dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave.

Protesta në Tiranë do të mbahet sot në orën 18:30 në ‘Sheshin Nënë Tereza’’.

Iniciatorja e këtij marshimi ishte Filloreta Raçi-Fifi, së cilës iu bashkuan qindra-mijëra qytetarë nga Shqipëria duke paralajmëruar se do të jenë të pranishëm në protestë.

Këngëtarja nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar që ka nisur parapërgatitjet për këtë protestë që sot së bashku me Monika Lubonjën.

Në video duken artistët me bluza veshur dhe duke vendosur mbishkrime dhe pankarta ‘Unë bërtita, jo!’

Kujtojmë që disa nga figurat e njohura që iu bashkuan protestës në Prishtinë ishin: Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj Dj Geek, deputetja e parlamentit të Kosovës, Adriana Matoshi, këngëtarja e muzikës popullore Shyhrete Behluli së bashku me të bijën, Engjellusha Salihu, këngëtari Ron Zaiti, Dj Dagz, reperi Lyrical Son si dhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

© Panoramaplus.al