Aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani vendosën të takohen mbrëmë gjatë spektaklit të “Big brother VIP” dhe të flisnin pas pesë muajsh të ndarë.

Bora tha se kishte ardhur vetëm për të takuar Semi Jaupajn, shoqen e saj prej 15 vitesh, që t’i japë forcë dhe kurajo të vazhdojë përpara, pavarësisht dyshimeve të banorëve se mes saj dhe Donaldit kishte pëlqim.
Por pas diskutimit të shkurtër me Jaupajn, Bora u pyet nëse pranon ta takojë ish të dashurin, Donald Veshajn. Edhe pse hezitoi në fillim të japë një përgjigje, Zemani tha: “Po, mirë”.

Nga ana tjetër Donaldi mezi e priste këtë moment, pasi prej disa ditësh ka folur vetëm për historinë e bukur të dashurisë që ka përjetuar me moderatoren. Kur iu tha se Bora ka pranuar ta takojë, ai u çua, vrapoi të merrte një trëndafil të bardhë dhe hyri në dhomën e surprizave.
Bora reagoi e habitur kur e pa aktorin e humorit me një trëndafil në dorë, pasi siç ajo deklaroi, kjo gjë nuk ka ndodhur gjatë 2 viteve e gjysmë që ata kanë qenë të lidhur e madje edhe kanë bashkëjetuar. Pavarësisht se të dy thanë që janë të turbullt, ish-çifti shkëmbyen një puthje romantike në buzë. Pas kësaj, ata thanë se do të flisnin sërish pasi Donaldi të dilte nga “BBV” për të vendosur nëse do të rikthehen me njëri-tjetrin apo jo.

Pjesë nga biseda:
Bora Zemani: Jo, ti?! Ça është ajo (i drejtohet trëndafilit).
Donald Veshaj: Ti sikur s’do vije.
Bora Zemani: Erdha për Semin.
Donald Veshaj: Po e di.
Bora Zemani: Çne ti? Duhet të ma japësh si duhet. Ma jep tamam.
Donald Veshaj: Ti e di që s’duhet të luash me nervat. A e do këtë lule?
Bora Zemani: Po, e dua. Faleminderit! Si je?
Donald Veshaj: S’e di.
Bora Zemani: Pse s’e di? Çfarë të shqetëson?
Donald Veshaj: Është e çuditshme e gjitha.
Bora Zemani: Kam vetëm një gjë, se të kam ndjekur gjatë gjithë kohës dhe dua patjetër të them gjithçka. Një nga gjërat që kam dashur më shumë te ti ka qenë humori, energjia pozitive në grup dhe këtë nuk duhet ta humbasësh asnjëherë, se të shoh që je i hutuar pak. Çfarë të shqetëson?
Donald Veshaj: Jam i turbullt.
Bora Zemani: Për çfarë?
Donald Veshaj: Për çdo gjë.
Bora Zemani: Okay, po tani je këtu.
Donald Veshaj: Me trup këtu, me mendje jashtë.
Bora Zemani: Po tani jemi këtu. Ta kuptoj vështirësinë. Mua më është bërë ëndrra realitet.
Donald Veshaj: Pse?
Bora Zemani: Të të shoh 24 orë me kamera, çfarë po bën, me kë po flet, si u solle… Kurse ti je në kushtet më të këqija të mundshme që nuk merr dot vesh asgjë për mua.
Donald Veshaj: Erdhe këtu për Semin?
Bora Zemani: Po.
Donald Veshaj: Jo për mua?
Bora Zemani: Po sepse Semi kishte nevojë në këto momente. Ti je njeri që kudo që të hedhësh hapin, do ja dalësh gjithsesi.
Donald Veshaj: Ti çfarë do nga unë?
Bora Zemani: Gjërat janë shumë të ndërlikuara, nuk mund të sqëarohen kështu, ne jemi shumë të turbullt. Hyre vetëm, je vetëm, do ja dalësh deri në fund vetëm.
(Donaldi tenton ta puthë, Bora stepet, ai i dhuron disa puthje në faqe, gushë dhe ballë)
Bora Zemani: Kam frikë.
Donald Veshaj: Për çrfarë ke frikë?
Bora Zemani: Për shumë gjëra.
Donald Veshaj: Tenton ta puthë në buzë.
Bora Zemani: Do flasim jashtë, nuk mbyllet me puthje në buzë.
Donald Veshaj: Ti ça do?
Bora Zemani: Nuk e di, jam shumë i turbullt.
Donald Veshaj: Po unë jam i turbullt se jam brenda. Ti ça do?
Bora Zemani: Nuk e di ça dua. Si mund ta them tani.
Donald Veshaj: Po ti je jashtë, je e kthjellët.
Bora Zemani: Po ku e di ti që ka vetëm gjëra të mira?
Donald Veshaj: Pse ke parë gjëra të këqija?
Bora Zemani: Po.
Donald Veshaj: Ti ça do?
Bora Zemani: Nuk e di.
Donald Veshaj: Më do?
Bora Zemani: Iii, çfarë pyetje! Ti si i je përgjigjur kësaj pyetjeje?
Donald Veshaj: E dua kam thënë.
Bora Zemani: Jo ke thënë ‘jam i turbullt’.
Donald Veshaj: Kur më ke pyetur a je i dashuruar kam thënë po. Unë dua Borën që kam pasur.
Bora Zemani: Edhe unë e dua Donaldin që kam pasur.
Arbana Osmani: Do ja jepni një shans njëri=-tjetrit.
Bora Zemani: Nuk është një përgjigje që mund të jepet këtu.
Donald Veshaj: Nëse nuk e jep ti unë këtu brenda s’e jap dot. Më kishte marrë malli.
Bora Zemani: S’është turp ta pranosh që të ka marrë malli për mua.
Arbana Osmani: Si reziston, më fal? Më vjen ta puth unë Borën. Jo ti! Ti qofsh Donald! Nuk dua të futëm, ju i dini vetë gjërat.
Donald Veshaj: Gjithsesi një puthje si shokët. (E puth)
Bora Zemani: Jam pa fjalë.
Donald Veshaj: Hë se një puthje ishte.
Bora Zemani: S’jemi puthur në publik kur kemi qenë të lidhur, jo tani.
Donald Veshaj: Sa të dal më prit aty se do flasim.
Bora Zemani: Me mend në kokë.
Donald Veshaj: Vogëlushja vogël.
Bora Zemani: Kije parasysh çfarë të thash. Ti për veten tënde kujto ku je dhe për çfarë je.
Donald Veshaj: Jam super keq, po iki. Puthe çunin fort.
Bora Zemani: Ma puth Semin.
Ndër të tjera, Donaldi ka zbuluar se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën. Kjo ishte arsyeja pse aktori i kishte thënë këngëtarit që ta publikonte pasi të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
© Panoramaplus.al
