Gjatë puntatës së parë tek “Kepi i VIP-va”, moderatori Ronaldo Sharka thumboi prezantuesen e emisionit Kiara Tito, ku tha se ajo e kishte marrë këtë pozicion falë partnerit të saj, Luiz Ejllit.

E teksa në rrjetet sociale nuk ka munguar as reagimi i Luizit ku shprehej se “Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle” (Kliko këtu).
Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i ish-opinionistes së “BigBrother VIP”, Zhaklin Lekatari e cila ka mbajtur anën e moderatorit. Nëpërmjet një postimi në InstaStory ajo ka shkruajtur:
“Mirëmëngjes vetëm Ronaldo Sharkës”.

Kujtojmë se në lidhje me deklaratën e Ronaldos, erdhi dhe reagimi i Kiarës, e cila e thumboi moderatorin duke u shprehur se ‘dikur i lyenin flokët si Luizi por më pas e nxorrën kokën’.
“Dikur lyenin flokët si ai, sot nxorën kokën. Koka bën, koka pëson”,– shkroi moderatorja në postimin e saj në InstaStory.

© Panoramaplus.al

