2 Prill, 2024

Pas përjashtimit nga “BBVIP”, Egla Ceno e mbyllur në një dhomë të bardhë! Reagojnë familjarët e aktores (Foto)


Aktorja Elga Ceno dy ditë më parë u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother Vip” pas përplasjeve të vazhdueshme me banorët, ku i fundit ishte ai me moderatorin Meriton Mjekiqi, banorja i hodhi atij verë në kokë.

Pas daljes së saj nga shtëpia u ngritën pikëpyetje mbi vendodhjen e aktores, ndërsa në faqen e BBV është publikuar një video e saj e mbyllur brenda një dhome me mure të bardha.

Menjëherë pas kësaj u aludua se përjashtimi i Eglës nga “BBVIP” është një rreng për banorët e tjerë.

Pas videos që bëri bujë, së fundmi është bërë një reagim në faqen zyrtare në Instagram të aktores.

“Mami jam ok”– ka shkruar Egla, ndërsa të shumta ishin komentet e ndjekësve se aktorja do të bëhet sërish pjesë e garës për të fituar çmimin e madh.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Egla Ceno (@egla_ceno)

Pas hyrjes së aktores në “BBVIP” rrjetet e saj sociale menaxhohen nga familjarët e saj, dhe mesa duket ishin vetë ata që vendosën të reagonin pas videos së bujshme të banores.

© Panoramaplus.al