23 Shkurt, 2022

Pas përfundimit të “BBV1”, Arbana Osmani më në fund tregon se kur do të nisë edicioni i radhës, “BBV2”


Gjatë mbrëmjes festive të organizaur nga produksioni i “Top Channel” lidhur me ‘BBV1”, të ftuar ishin të gjithë konkurrentët e këtij formati si dhe një pjesë e mirë e stafit.

Sakaq, ditën e djeshme, në programin “Ftesë në Pesë” u transmetuar disa nga pamjet e natës ku ishin të intervistuar edhe disa nga banorët e “BBV”.

Pëmes klipit ata shprehën të gjitha emocionet që kanë përjetuar gjatë këtij rrugëtimi, ku ndër to edhe moderatorja e programit ka zbuluar një lajm për publikun.

Ajo tregoi se tashmë është marrë vendimi se kur do të nisi “BBV2”, dhe do të jetë në fund të janarit.

Sabiani, një tjetër ish-konkurrent ka treguar gjithashtu se  zbuloi se vajza e tij, Keisi ka marrë vendimin që të jetë pjesë e “Big Brother VIP 2”,

“Ajo do të jetë e lirë të bëjë çfarë të dojë brenda normave dhe unë nuk do ta pengoj për asgjë.”– është shprehur ai.

Ju rikujtojmë se festa e organizuar u komentua shumë edhe lidhur me çiftin e krijuar brenda shtëpisë, Beatrix dhe Donaldi të cilët nuk u shoqëruan për asnjë moment në “after-party”.

Madje, ditën e djeshme erdhi edhe një reagim në Instastory nga ana e këngëtares e cila shkruante:”No fake Stories” duke ju referuar marrëdhënies me Donaldin e cila mesa duket tashmë ka marrë fund.

 

© Panoramaplus.al