Einxhel Shkira dhe Dj Dagz filluan të jetonin një raport dashurie kur ata ishin pjesë e ‘BBV’, ndonëse asnjëri prej të dyve nuk e pranonte fillimisht se mes tyre ekzistonte pëlqim.

Por, si duket edhe pas daljes nga shtëpia gjërat mes çiftit po shkojnë më së miri, pasi në postimet e bëra në rrjete sociale të dy ata duken shumë të dashuruar.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, dyshja ishin të ftuar në festën e organizuar nga produksioni i ‘BBV’ dhe kanë realizuar një video live në Instagram për të përshëndetur të gjithë ndjekësit.

Einxhel dhe Dagz u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa putheshin dhe përqafoheshin dhe dukeshin më të lumtur se kurrë.
Ju rikujtojmë se një ditë para finales, babai i Einxhel gjatë një interviste ka thënë se lidhjen e të bijës me Dagz e shef vetëm si një lojë, por mesa duket dy protagonistët kanë vazhduar të jetojnë dashurinë e tyre.
© Panoramaplus.al

