16 Tetor, 2019

Pas një kohe të gjatë larg televizionit, Albana Osmani jep lajmin e papritur


Ajo ka qëndruar prej disa kohësh larg televizionit. Edhe pse me një karrierë të gjatë në ekran, Albana Osmani ka zgjedhur të bëjë ‘pushim’ duke iu përkushtuar projektit të saj ‘Ti je një lule dielli’.

Pas gjithë kësaj pauzë, duket se fansat duan ta shohin përsëri moderatoren në ekran. Kështu përmes ‘Instastory-t’, asaj i është bërë pyetja se kur do e shohin përsëri në television.

Albana i ka surpizuar fansat duke i dhënë lajmi e papritur:

“Televizioni sot në mendësinë time është i shkarkuar nga vëmendja në rang global, pasi bota online ka shpërthyer në një progres të pabesueshëm. Televizioni sërish mbetet dashuri dhe pasion për mua. Kam plane.”

 

© Panoramaplus.al