6 Korrik, 2023

Pas ndarjeve të bujshme, Khloe Kardashian rrëfehet si asnjëherë më parë: Çdo ditë ndihem keq për ish-partnerët


Ylli televiziv Khloé Kardashian ka treguar së fundmi se ajo ende ndihet keq për ish-partnerët e saj Tristan Thompson dhe Lamar Odom, pavarësisht dhimbjes që secili prej tyre i ka shkaktuar.

Gjatë një interviste për emisionin “The Kardashians”, ku motra e saj ishte e mërzitur për atë çfarë ka kaluar me ish-bashkëshortin e saj Kanye West, Khloé rrëfeu se ajo ende i kujton momentet e bukura me ish-at e saj.

“Çdo ditë, ndihem keq për Lamar,” tha Khloé për ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ishte e martuar nga viti 2009 deri në 2016. “Çdo ditë, ndihem keq që nuk jam më me Tristan”, u shpreh Khloe.

Teksa shtoi: “Lamar do të mbahet mend përgjithmonë si përdorues droge, por këto janë veprimet e tija, të tjerat janë gjërat e Kanye – por kjo nuk do të thotë që ne nuk ndihemi keq për këtë. Unë nuk jam në nivelin tuaj dhe nuk po kaloj atë që po kaloni ju tani, por mund të tregoj.”

Ndër të tjera ajo tha: “Është në rregull që po qan, është në rregull që ke ndjenja. Ju jeni një person kaq i mirë dhe kjo është arsyeja pse ndihesh kështu dhe kjo është arsyeja pse zemra po të thyhet për të.”

Kujtojmë që Khloé u martua me yllin e basketbollit, Lamar, 43 vjeç, në vitin 2009 pas vetëm një muaji lidhje, ndërsa u ndanë në 2013 pasi ish-lojtari i Lakers u bë një përdorues droge, ndërsa dyshja kanë sjellë në jetë dy fëmijë së bashku.

Pas divorcit të saj nga Odom, ylli i realitetit u takua me basketbollistin Tristan në vitin 2016, por romanca e tyre nuk zgjati shumë, ku shkak u bë tradhtia e këtij të fundit me të cilin ka dhe një djalë përmes një nëne surrogate.

 

 

© Panoramaplus.al