18 Korrik, 2022

Pas ndarjes së fundit, aktori Chris Evans bën deklaratën e papritur: Jam në kërkim të një…


Aktori i njohur Chris Evans, u tregua mjaft i sinqertë për jetën e tij sentimentale duke zbuluar se ai momentalisht është në kërkim të një partnereje me të cilën dëshiron të kalojë jetën.

Aktori i “Captain America”, 41 vjeç, kur u pyet nëse kishte qenë ndonjëherë në kërkim të një partnereje, Evans deklaroi se tashmë po i bën ‘sytë katër’.

“Përgjigja do të ishte se ndoshta unë jam i fokusuar totalisht për të gjetur një partnere, e dini, dikë me të cilin dëshironi të jetoni,” i  tha ylli hollivudian në një intervistë të bërë së fundmi.

Ai shpjegoi se gjetja e dashurisë ishte e vështirë në Hollywood.

“Dmth, shikoni – më pëlqen ajo që bëj. Është e mrekullueshme; Unë jap të gjithë veten në të. Por edhe kjo pjesë është plot me dyshime, hezitime”– tha Evans.

Ai vazhdoi: “Ndoshta ka të bëjë me përpjekjen për të gjetur dikë me të cilin po kërkoni të kaloni jetën tuaj. Po, ndoshta është kështu.”

Ylli i “Avengers: Endgame” së fundmi ishte në lidhje me aktoren Jenny Slate. Ish-çifti u takua në xhirimet e filmit të vitit 2017, “Gifted”, por i dhanë fund romancës në mars 2018.

“Chris ndihet ‘neutral’ ndaj Jenny Slate dhe nuk e urren”- tha një burim për Us Weekly në atë kohë. “Ai është i lumtur për të.”

Ish-i i tij gjithashtu nuk kishte asgjë tjetër veçse gjëra të mira për të thënë për të, kur foli në një intervistë në prill 218.

“Ajo çfarë kemi ne të përbashkët nuk është vetëm se jemi nga Massachusetts, gjë që ishte një kënaqësi e madhe, por Chris është me të vërtetë një nga njerëzit më të sjellshëm që kam takuar ndonjëherë”, tha aktorja në atë kohë.

“Ai ka emocione të bukura, të mëdha, të forta dhe është vërtet i sigurt për to. Është thjesht e mrekullueshme të jesh pranë tij. Zemra e tij ka një ngjyrë të artë, nëse mund ta pikturonit.”

Evans ka qenë gjithashtu i lidhur me Jessica Biel dhe Minka Kelly, dhe së fundmi u përfol se ishte në një romancë dhe me Selena Gomez.

© Panoramaplus.al