27 Shtator, 2023

Pas ndarjes së bujshme, zbulohet emri i veçantë i vajzës së dytë të Joe Jonas dhe Sophie Turner


Disa ditë më parë Sophie Turner dhe Joe Jonas finalizuan divorcin, ndërsa së fundmi është zbuluar emri i vajzës së tyre.

Sipas dosjeve të kujdestarisë, të siguruara nga Page Six, thuhet se dy herë fituesi i çmimit “Emmy” dhe 27-vjeçarja kanë një vajzë të vogël 14 muajshe të quajtur Delphine.

Në vitin 2021, vetëm 41 foshnjave iu dha ky emër, sipas MomJunction.

Faqja vuri në dukje se njerëzit e famshëm me këtë emër ka shumë pak, ku ndër ta janë modelja franceze, Delphine Wespiser, Delphine Claire Beltiane Seyrig, e njohur për filmat e saj “Last Year at Marienbad”.

Megjithatë ish-çifti akoma nuk e kanë konfirmuar emrin e të voglës së tyre.

Kujtojmë që ata kanë edhe një vajzë tjetër 3 vjeçare, e cila quhet Willan.

 

© Panoramaplus.al