27 Shkurt, 2022

Pas ndarjes së bujshme me Beatrix Ramosajn, Donaldi nis pushimet/ Ja me kë është arratisur aktori i humorit


Pas ndarjes me Beatrix Ramosajn dhe fshirjes së gjitha postimeve që kishte në profilin e tij me këngëtaren, Donald Veshaj ka vendosur të ‘arratiset’ jashtë Shqipërisë.Aktori i humorit ndodhet momentalisht në Dusseldorf, në Gjermani me vëllain e tij binjak Romeon. Ai ka postuar një foto në ‘InstaStoryn’ e tij ku ndodhet dhe krahë aktorit të njohur Blerim Destani.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, Donaldit iu ofrua nga vëllai i madh një paketë udhëtimi në shtatë vende të botës ku mesa duket aktori ka vendosur të mos shkojë. Në profilin e tij ai ka publikuar nëj video ku tregon se udhëtimet do t’i dhurohen 7 çifteve por me një kusht, për tu përzgjedhur, miqtë e tyre duhet të lenë komentet tek videoja e aktorit dhe të japin një arsye të fortë përse i meritojnë ato pushime dhe më pas do të përzgjidhen.Rikujtojmë se mbas veprimit të Beatrix, e cila e hoqi nga lista e ndjekësve Donaldin dhe postimet që kishin bashkë në rrjetet sociale, të njëjtën gjë ka bërë dhe aktori i humorit së fundmi ku fshiu gjithashtu dhe këngën që modelja i dedikoi dashurisë së tyre duke i vendosur kështu vulën ndarjes dhe nga ana e tij.

 

© Panoramaplus.al