25 Tetor, 2022

Pas ndarjes, ruajtën një raport miqësor/ Si është sot marrëdhënia e Klaudia Pepës dhe Albi Nakos? Flet balerina


Klaudia Pepa është ndër personazhet që rrallë e shikojmë të bëhet pjesë e mediave. Balerina e mirënjohur ka zgjedhur të ruajë një profil të ulët në media, që pas angazhimit të saj në Itali. Por, spektakli “Dance ëith me” e ka rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, ballerina ishte e ftuar tek ‘Rudina’, ku ka folur për jetën e saj personale dhe zbuloi gjithashtu se çfarë maarëdhënie ruan sot me ish-partnerin, Albi Nakon.

“Tani janë ftohur të them të drejtën (marrëdhëniet). S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë…Gjërat shkuan siç duhet të shkonin, çdokush në jetën e vet”-tha Klaudia.

Kujtojmë se ndarja e çiftit bëri një bujë të madhe në publik por akoma dhe më shumë zhurmë pati dhe raporti miqësor që mbajtën pas ndarjes asokohe.

Kujtojëm se disa javë më parë, Klaudia pranoi për herë të parë se ishte në një histori dashurie. “Kjo është kënga ime e dashurisë”, tha ajo. “E gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time, që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë”, referuar “Perfect” nga Ed Sheeran. Alketa Vejsiu nuk ngurroi ta pyeste se me kë e ka këtë këngën e dashurisë. Pyetje së cilës Pepa iu përgjigj “me dashurinë”. Në vijim, Klaudia nuk tha shumë përveçse, ai (dashuria) nuk ishte në sallën e “Dance Albania” dhe nuk ishte në Tiranë.

Postimet romantike të saj në rrjete sociale kanë ngritur shpesh dyshimet se mund të jetë duke jetuar një histori të bukur dashurie. E pyetur nëse ka një partner në krah, Pepa disa muaj më parë tha: “Sigurisht që ka një histori, por preferoj të jetë private. Ishte një ëndërr romantike, diçka shumë e veçantë (datëlindja e famshme e mbuluar e gjitha me trëndafila)”. Mirëpo, Ermal Mamaqi nuk ngurroi që ta ngacmonte sado pak Klaudian në skenë rreth deklaratës së saj. Madje, aktori i humorit e pyeti se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën balerinës.

“Kush është ky? A është në këtë sallë? A është në Shqipëri?”, pyeti aktori. Mirëpo, Klaudia nuk tregoi asgjë duke e mbajtur jetën e saj sa më private. Teksa ishte e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, balerin u pyet në lidhje me jetën e saj personale, sërish pa dhënë detaje. “A ka të reja nga jeta private?”, ishte pyetja që iu drejtua Klaudia Pepës. “Epo, një shok e kam edhe unë”, tha balerina, duke mos dhënë më shumë informacione për jetën personale, të cilën ka dashur gjithmonë ta mbajë për vete.

© Panoramaplus.al