1 Tetor, 2019

Pas ‘ndarjes’ reagon Mozzik- e quan Loredanën të pabesë?


Së fundmi ata të dy janë vënë në qendër të vëmendjes për shkak të një ndarjeje të mundshme. Bëhet fjalë për çiftin e njohur Mozzik-Loredana të cilët sipas dyshimeve të ngritura këto ditë, nuk janë më bashkë.

Pikërisht për këtë, aludohet se postimet e fundit të të dy artistëve i përkasin njëri tjetrit dhe nuk janë thjesht shprehje.

Së fundmi ka qenë Mozzik i cili ka postuar në ‘Instastory një shprehje për pabesinë dhe njerësit fallco.

“Unë jam shumë i mirë dhe i sjellshëm derisa të ngatërrohesh me besnikërinë time”, shkruan ai në njërën nga fotot. Ndërsa në postimin tjetër ka shkruar një tjetër shprehje për njerëzit fallco dhe ata jo besnikë.

“Njerëzit fallco nuk më surprizojnë më, ata besnikë po”, shkruan reperi.

‘Ndarja’ e tyre as nuk pohohet por as nuk mohohet nga këngëtarët, kështuqë të gjitha këto postime ngrenë dyshimet se çifti Mozzik-Loredana nuk frekuentohen më me njëri-tjetrin.

© Panoramaplus.al