
Britney Spears thuhet se është në lidhje me ish-punonjësin e saj, Paul Richard Soliz, i cili ka pasur disa përplasje me ligjin në të kaluarën.
37-vjeçari është akuzuar për disa kundërvajtje, por edhe për një vepër penale, me akuzën e prishjes së qetësisë, ekspozimit të një të mituri në rrezik, drejtimit të mjetit pa leje dhe armëmbajtjes.
Ai u punësua nga Britney Spears për të “pastruar tualetet, fshirjen e dyshemeve dhe grumbullimin e mbeturinave rreth rezidencës së saj”, sipas Page Six.
Megjithatë, ai u shkarkua shpejt, me gjasë për shkak se akuzat kundër tij u zbuluan. Ai dhe ylli i popit u panë së bashku në fund të gushtit.
Britney Spears has been dating criminal housekeeper Paul Richard Soliz amid Sam Asghari divorce https://t.co/CuT8A737W7 via @pagesix
— Gina Lawriw (@GinaLawriw) September 14, 2023
Një burim i afërt me Britney Spears thotë se romanca e tyre u zhvillua kur ajo ishte e martuar me Sam Asghari.
Mirëpo, një burim tjetër e ka mohuar këtë deklaratë, duke thënë se këngëtarja nuk e ka tradhtuar kurrë bashkëshortin e saj, por flirtimi i saj i shkurtër me Soliz-in ka nisur shumë më vonë.
Përfaqësuesi i Britney Spears, nga ana e tij, pohoi se ylli dhe Paul Richard Soliz janë lidhur për një kohë shumë të shkurtër, pasi tashmë janë ndarë dhe nuk janë në kontakt.


