Ndarja e Rosalia dhe Rauw Alejandro i habiti të gjithë fansat e ish-çiftit megjithëse ata nuk dhanë një arsye të qartë. Së fundmi po spekulohet se mund të jetë zbuluar shkaku që solli në ndarjen e tyre.

Në rrjet po aludohet se 30-vjeçari ka nisur një romancë me Camila Cabellon, ndërsa raportohet se ata janë parë bashkë. Megjithatë, një burim i afërt me të i ka thënë E!News se lajmi “është 100% e pavërtetë.”
Kujtojmë se Rauw Alejandro doli publikisht dhe theu heshtjen për aludimet se ai kishte tradhtuar këngëtaren.
“Gjatë gjithë këtyre viteve, ju keni qenë pjesë e arritjeve të mia profesionale, si dhe në të gjitha momentet e lumtura që kam jetuar me partneren time”, shkroi Alejandro .
“Nuk e kam menduar kurrë se do të isha në një pozicion ku do të më duhej të jepja një deklaratë publike për një çështje kaq private në jetën time. Po, disa muaj më parë, unë dhe Rosi i dhamë fund fejesës. Janë mijëra probleme që mund të shkaktojnë një ndarje, por në rastin tonë nuk ishte për shkak të tradhtisë apo të një personi të tretë. Gjatë kësaj kohe që po marr për të asimiluar gjithçka, ka pasur akuza të rreme publike dhe për shkak të respektit që kam për të, familjet tona dhe gjithçka që kemi jetuar”– vazhdoi ai.
“Nuk mund të rrija në heshtje dhe të vazhdoja të shikoja se si ata përpiqen të shkatërrojnë historinë më të vërtetë të dashurisë që Zoti më ka lejuar ndonjëherë të jetoj. Pa asgjë për të shtuar, fansave të mi që i dua shumë, faleminderit që jeni atje.“– përfundoi Rauw.
Dhe pas reagimit të Rauw Alejandro, erdhi dhe ai i Rosaliës e cila nëpërmjet një postimi në InstaStory tha:
“E dua, e respektoj dhe e admiroj shumë Raulin. Ky moment nuk është i lehtë, ndaj faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin dhe respektin”– tha ajo.


