Prej disa kohësh në medias qarkullon lajmi se Tuna Sejdini dhe Patris Berisha i dhanë fund martesës së tyre.

Dyshimet lindën pasi Tuna u pa të pushonte pa Patrisin në ishullin afrikan Mauritius në Oqeanin Indian, nga ku po postonte foto e video të aventurave atje.
34-vjeçarja u nis me pushime vetëm me djalin dhe kjo është shenja se ajo sapo mbylli kapitullin e martesës.
Gjithashtu, këngëtarja në biografinë e saj mbante mbiemrin e burrit, Altuna (Sejdi) Berisha, por që e hoqi duke lënë vetëm emrin dhe mbiemrin e saj të vajzërisë.
Dhe ndërsa thashethemet për ndarjen vazhdojnë, Tuna i ka hedhur benzinë zjarrit.
Në një postim në InstaStory shprehet se meshkujt janë të panevojshëm, një deklaratë kjo mesa duket drejtuar Patrisit.
“Duket se vetëm bimët e hashashit të gjinisë femër prodhojnë gjethe. Meshkujt janë të panevojshëm…edhe si bimë,”– shkroi ajo.
Pavarësisht lajmeve për ndarje, Tuna ende nuk ka bërë një konfirmim zyrtar për të mohuar apo pohuar zërat.


