Vetëm disa muaj pasi i dha fund lidhjes me Chase Sui Wonders, mesa duket aktori i njohur Pete Davidson ka rigjetur dashurinë.
Sipas një burimi të brendshëm, ai po takohet me yllin e “Outer Banks” Madelyn Cline.

“Pete dhe Madelyn janë duke u takuar,” tha një burim i brendshëm për Us Weekly.
Ndërsa ende është e paqartë se kur nisi romanca e tyre, mes duket ata janë përpjekur t’i mbajnë gjërat larg syrit të fansave.
“Ata e kaluan natën së bashku në hotelin Beverly Hills dhe më pas kanë ngrënë mëngjes së bashku. Ata përpiqeshin që ti qëndronin larg paparacëve duke vendosur kapele.”– u shpreh burimi.
Kujtojmë që dy muaj para ndarjes nga Chase Sui Wonders, Davidson u shtrua në spital për trajtimin e shëndetit mendor në qershor për çrregullimin e stresit post-traumatik dhe diagnozën e çrregullimit kufitar të personalitetit.

© Panoramaplus.al


