Ndarja e bujshme e dy këngëtarëve të njohur, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, është në qendër të vëmendjes prej disa ditësh.

Berisha dhe Istrefi i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare, duke mos zbuluar shkakun e marrjes së një vendimi të tillë.

Ishte vetë Roberti ai që bëri të ditur lajmin për fansat e tyre, nëpërmjet një postimi në profilin “Instagram”, të cilin më pas vendosi që ta fshinte.

Menjëherë pas lajmit të ndarjes, Nora udhëtoi së bashku me vogëlushen e saj, Renee dhe të ëmën për të kaluar disa ditë pushimi. Duket se tani edhe Berisha ka vepruar kështu.

Ai ka zgjedhur bregdetin turk për të kaluar disa ditë pushime dhe nuk është vetëm. “Prive.al” shkruan se pranë është një vajzë, e dashura e re e këngëtarit.

“Prive.al” ka zbuluar një foto të tij me një vajzë brune, identiteti i të cilës nuk është bërë ende publike. Ata shfaqen të ulur në një tavolinë duke shijuar pamjen.

Kjo foto është shkrepur së fundmi, pasi edhe këngëtarja, Big Mama, ka publikuar në “Instagram” një foto ku shfaqet me Robertin në Turqi.
© Panoramaplus.al
