Prej disa ditësh po përflitet për një ndarje të mundshme mes dy reperëve të njohur, Mozzik dhe Loredana Zefi. Dyshimet lindën pasi Mozzik nuk ishte i pranishëm në ditëlindjen e partneres së tij, e madje mungoi edhe urimi në mënyrë publike.

Dyshimet për prishjen e marrëdhënies së tyre u shtuan edhe kur Loredana nuk uroi nënën e reperit për ditëlindje.
Ndërkohë fotot e reperes në “Instagram” janë me disa vajza dhe në njërën prej tyre ka shkruar fjalë që na kanë lënë me gojën hapur.

“Ne martohemi”, shkruan Loredana krahas një fotografie që ajo ka postuar në “Instastory” dhe shfaqet me një femër.

Ajo është Bonnie Strange dhe në profilin e saj ka ripostuar foton me Loredanën ku shkruan “Unë thashë ‘po’. Më mungon që tani”.

Ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë kënge të re nga Loredana.


