Pak muaj më parë, ndarja e bujshme e këngëtares shqiptare Morena Traku me miliarderin iranian, Sasha Sobhani u komentua gjatë në mediat online.

Vetëm pak kohë pasi i shprehën dashurinë njëri-tjetrit publikisht, erdhi edhe ndarja e tyre ku pati edhe akuza të ndryshme nga të dyja palët.
Kështu Sasha u bë mjaft i njohur në vendin tonë, e kjo u vu re edhe nga fansat e tij shqiptarë të cilët i kërkuan që të vinte në Shqipëri. Nuk vonoi shumë dhe miliarderi iranian erdhi në Shqipëri, ku po kalon disa ditë.

Sasha është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku poston foto e video të ndryshme nga jeta e tij luksoze. Ai gjithashtu ka publikuar pamje duke festuar ditëlindjen në një koncert të Dafina Zeqirit.
Por tashmë ai është shfaqur i shoqëruar nga këngëtarja Fjolla Morina, me të cilën kaloi një natë fantastike në një klub.
fjoll from Vimeointv.al on Vimeo.
Në videon e postuar në “Instastory” nga Sasha, shihet se ata janë argëtuar pranë njëri-tjetrit nën shoqërinë e muzikës.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
