13 Qershor, 2022

Pas ndarjes nga Loredana, Mozziku në një lidhje të re?


Gramoz Aliu ose i njohur ndryshe me emrin e artit Mozzik, është një ndër reperët më të pëlqyer në estradën Shqiptare. Sidomos gjatë periudhës së verës, artisti është i angazhuar me koncerte të shumta. 

Pas romancës së komplikuar që pati me reperen Loredana Zefi, disa javë më parë Mozzik është shprehur se ishte single por gjërat paskan ndryshuar për këngëtarin.  Ai i ka habitur të gjithë me postimin e tij të fundit në rrjetet sociale.

Teksa ka pozuar brenda një makine ‘cabriolet’ duke buzëqeshur, Mozzik shkroi:

“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, duke e lënë të nënkuptojnë se mbase artisti e ka gjetur vajzën që i ka rrëmbyer zemrën ose është në kërkim por që siç e tregon dhe Gramozi,është e sigurt që beqar nuk do të jetë.

Rikujtojmë se mbrëmjen e së premtes, Mozzik do të performonte në Tiranë, mirëpo policia ka ndëprerë performancën e tij. Arsyeja e këtij ndalimi të papritur të policisë, kur kufizimet për muzikën e jetën e natës janë hequr nuk dihet.

Për këtë ngjarje reperi reagoi në instagramin e tij duke u shprehur se është hera e parë që i ka ndodhur diçka e tillë. Më tej ai iu kërkoi ndjesë të gjithë të pranishmëve për këtë incident.

“Iu kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Tiranës. Sonte unë erdha në klub që të përfundoj performancën time në Folie Terace, në ora 1:00 kishte forca të Policisë brenda që e ndalen muzikën. Nuk e di këto vendime e këto kufizime gjëra kush i bën por janë gabim. Ndërkohë që gjithë kufizimet janë larguar, qenka ende muzika problem.

Sinqerisht është hera e parë e imja që më ka ndodhur kjo situatë. Kërkim falje gjithë atyre që ishin sonte prezent e në pritje të performancës, nuk ishte në dorën time asgjë, se po të ishte do digjej si gjithmonë me atmosferë!

Po njerëzit ngelën një orë duke pritur për muzikë, prit e prit…kot vendime koti. Të pakuptimta, absurde. Gjithsesi e imja ishte të ju kërkoj falje se sonte kishim qëllim të kënaqemi po ja që e ndalën muzikën e na prishën komplet natën. Shihemi shumë shpejt! Tiranë ju dua,”-shkroi Mozzik në reagimin e tij.

© Panoramaplus.al