Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi është një ndër reperët më të dashur nga publiku shqiptar, i cili që pas daljes nga “BBVK” po ‘korr’ suksese të një pas njëshme.

Pas ndarje nga e dashura e tij Keisi, krijuesi i hitit “Mos ma luni gocën” ka qenë mjaft diskret përsa i përket jetës së tij sentimentale.

Reperi është mjaft aktiv në rrjetet socaile, i cili shpesh herë ndan me fansat momente nga përditshmëria e tij.
Së fundmi ai ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku një ndër ta e ka pyetur se çfarë ka ndodhur që kohët e fundit është bërë shumë serioz, ndërsa Stresi është shprehur se ai është duke u njohur me një vajzë.
“Jam duke u njohur me dikë dhe normal që jam i fokusuar diku tjetër.”– tha Reperi.

Kujtojmë Stresi u fut në “BBVK” ishte për ti kërkuar falje dhe një shans të dytë ish të dashurës së tij Keisit.

Mirëpo mesa duket pasi ajo nuk ia fali tradhtinë, reperi ka vendosur që të rigjejë dashurinë tek një tjetër femër, ku mesa duket reperi po ia kushton të gjithë vëmendjen asaj duke e bërë atë që të heqë dorë nga jeta e tij e mëparshme si ‘bad boy’.


