Ndarja e bujshme e reperit, Sresi me Keisin, ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi dhe është komentuar shumë nga fansat e tyre në rrjetet sociale.

Madje në rrjet, pak ditë më parë qarkulloi edhe një bisedë, e cila mendohet të jetë e fundit mes Stresit dhe Keisit, ku i uronin më të mirat njëri-tjetrit. Në bisedë shpreheshin se do të duheshin gjithmonë, por të ndarë do të mund të funksiononin më mirë.

Teksa Keisi tashmë ka shkuar në Kanada, aty ku jeton prej vitesh, duket se edhe reperi ka vendosur të lërë pas gjithçka dhe ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Stresi ka ndryshuar vendbanim dhe ka zgjedhur që tashmë të jetojë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ku zbulon se tashmë ishte zyrtarisht banori më i ri i këtij qyteti.
“Ja dhe nje dite e ikur, histori, aventura te jetuara ! Kjo eshte Jeta , por prapëseprapë vjen nje moment në jetën e gjithsecilit që kerkon ndryshim. Ndonjëherë thjesht iken ! Mund të jetë një vend, person , biznes etj ! Shokët e vërtetë mbeten te njejte dhe pse mund te kesh vite,muaj e dite pa i pare ! Ata jane ne zemer, ne dite te bukura si dhe ato te veshtira! Prej Sot Jam Official Banori Me I Ri I Prishtines ??? Skini Degju Gjo Akoma Ca keni me degju Ne ditet Ne Vijim .”- shkruan Stresi në postim.

