Endrik Beba këngëtari dhe solisti i grupiit “Urban Band”, është ndarë nga ish-partnerja e tij me të cilën ka edhe një djalë, me emrin Liam.

I ftuar në programin “Ditë pas Dite”, ai nuk e ka përmendur në asnjë moment ish partneren madje tregoi se me djalin e tij merret më së shumti nëna e tij.

E ndjek dhe unë djalin por më shumë merret nëna ime, e cila e merr në shkollë dhe mësuesit thonë që është shumë fëmijë i edukuar”, ka thënë këngëtari që mesa duket ka vendosur të kujdeset vetë për të voglin e tij.
Ai së fundmi ka nxjerrë një foto duke prezantuar dhe partneren e tij të re një vajzë brune dhe shumë simpatike.

© Panoramaplus.al

